Aktualitet

Shqipëria ‘kundër’ Greqisë, forcat ushtarake shqiptare do t’i bashkohen stërvitjes turke në Mesdhe

3 Maj 2020, 12:07 Nga DOSJA
Shqipëria ‘kundër’ Greqisë, forcat ushtarake

TIRANË– Shtatë vende thuhet se pritet të bashkohen me stërvitjen ndërkombëtare të Turqisë në Mesdheun Lindor të quajtur “Mburoja Mesdhetare”.

Algjeria, Gjeorgjia, Shqipëria, Azerbajxhani, Libia, Libani dhe Tunizia pritet të bashkohen në stërvitjen detare “Mburoja Mesdhetare”, raporton mediat turke. Stërvitja, e cila është realizuar çdo vit që prej 2006, fillimisht iu bashkua marinës pakistaneze dhe jordane, e duke u bërë më pas ndërkombëtare.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar raportohet se diskutoi për këtë çështje me homologun e tij tunizian, Imed Hazgui përmes një lidhje telefonike një javë më parë.

Në këtë mënyrë Turqia kërkon të shtojë prezencën e saj në Detin Mesdhe, Egje dhe Detin e Zi.

Një ndër konfliktet më të rrezikshme botërore pritet të jetë mbi kontrollin e Medheut Lindor, të kontestuar mes Turqisë në njërën anë dhe Egjiptit, Greqisë dhe Izraelit në anën tjetër,  ndërkohë mendohet se atje ndodhen një të tretat e rezervave botërore të naftës.

Pjesëmarrësit e ushtrimit pritet të kontribuojnë duke ofruar lloje të caktuara mbështetjeje, përfshirë edhe shkëmbimin e informacionit.

Në nëntor 2019, ministria tha se stërvitja ishte “më e madhja e parë ndonjëherë”, sa i përket numrit të pjesëmarrësve.

“Ushtrimi Mesdhetar Lindor 2019 po vazhdon, me pjesëmarrjen e pothuajse 4.700 anëtarëve të personelit dhe 48 anijeve nga 15 vende.”-  ka thënë ministria.

Burimi: duvaRenglish

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet forcat ushtarake shqiptare shqiperia stervitja ushtarake turke forcat ushtarake shqiptare shqiperia stervitja ushtarake turke

Sondazh

Poll