Bota

Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ 346 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

3 Maj 2020, 13:32 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ 346 viktima në 24 orët e

BRITANI E MADHE– Të paktën 346 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në  Britaninë e Madhe, duke e çuar në  28.321 numrin total të të vdekurëve.

Sipas autoriteteve vendase është mësuar se mes 346 viktimave që janë konfirmuar ditën e sotme, Anglia regjistroi 327 vdekje në spitale, Uellsi vdiqën 14 të tjerë dhe në Irlandën Veriore vdiqën 5 të  tjerë.

Ndërkohë sipas mediave të huaja Skocia nuk do t’i publikojë shifrat e sotme. Numri i saktë i viktimave nga Covid-19 do të rritet edhe më shumë mbrëmjen e sotme kur të raportohen edhe vdekjet që kanë ndodhur në shtëpi  apo azile pleqsh.

Tashmë deri tani  Mbretëria e Bashkuar ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve të regjistruara në botë pas SHBA dhe Italisë, që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Burimi: metro 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll