Bota

“Duartrokitet puna e guximshme” Thirrja në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Të lirohen gazetarët e burgosur

3 Maj 2020, 10:55 Nga DOSJA
“Duartrokitet puna e guximshme” Thirrja në Ditën

SHBA– Ditën e sotme në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit,  Departamenti i Shtetit në SHBA përmes një postimi  në rrjetet sociale ka duartrokitur punën e guximshme të gazetarëve. Duke theksuar se puna e gazetarëve mbështet demokracinë dhe rrjedhën e lirë dhe transparente të informacionit.

Por sigurisht nuk është lënë pa përmendur edhe puna intensive e gazetarëve përgjatë këtyre mujave  në mbulimin e situatës së Covid-19.

Ndër të tjera në postimin e Departamentit të Shtetit është bërë  thirrje të lirohen nga burgu të gjithë ata gazetarë që janë arrestuar për punën e tyre.

Kujtojmë që prej fillimit të shpërthimit në Covid-19 në Kinë janë arrestuar me dhjetëra gazaterë për punën që ata kanë bërë, në përcjelljen e informacionit të vërtetë.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara duartroket punën e guximshme të gazetarëve për të mbështetur demokracinë dhe rrjedhën e lirë dhe transparente të informacionit, veçanërisht gjatë pandemisë # COVID19. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarëve në të gjithë botën të burgosur për punën e tyre.”– thuhet në postim.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dita botërore e lirisë së shtypit dita botërore e lirisë së shtypit

Sondazh

Poll