Bota

Lindi në kohë të vështirë/ Kryeministri britanik dhe Carrie Symonds publikojnë FOTON e parë të djalit të porsalindur. V

3 Maj 2020, 09:54 Nga DOSJA
Lindi në kohë të vështirë/ Kryeministri britanik dhe

BRITANI E MADHE– Pas lindjes së djalit, Carrie Symonds dhe kryeministri britanik Boris Johsnon kanë bërë publike foton e parë të djalit të tyre të vogël, Ëilfred Laërie Nicholas.

Çifti ka shpjguar se kanë vendosur ta quajnë djalin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, sepse Wilfred është emri nga gjyshi i babait të fëmijës, i dyti Lawrie është nga gjyshërit e nënës, ndërsa Nicholas është emri në nder të dy doktorëve Nick Price e Nick Hart, që bënë të mundur shërimin e kryeministrin britanik pasi u infektua nga Covid-19.

Kujtojmë që pasi Johnson pasi doli nga spitali i shëruar plotësisht nga koronavirusi , falenderoi mjekët që e kuruan. Ndërsa bashkëshortja e tij e cila rezultoi pozitive ndaj Covid-19 gjatë shtatzënisë ja doli në betejën me këtë virus vdekjeprurës duke qëndruar në shtëpi.

Por edhe dy mjekët më vonë ndanë ‘urimet’ e tyre të ngrohta me çiftin në një deklaratë ku shkruhej: Ne jemi të nderuar dhe të përulur që jemi njohur në këtë mënyrë, dhe falënderojmë për ekipin e jashtëzakonshëm të profesionistëve me të cilët punojmë në spitalin  tonë dhe të cilët sigurojnë që çdo pacient të marrë kujdesin më të mirë. Ne i urojmë familjes së re shëndet dhe lumturi.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carrie symonds koronavirusi në britaninë e madhe carrie symonds koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll