Bota

A janë shenjat e lëkurës së gishtave të këmbës një simptomë e koronavirusit? Flasin mjekët: Jemi të befasuar…

3 Maj 2020, 12:35 Nga DOSJA
A janë shenjat e lëkurës së gishtave të

SPANJË– Me përhapjen e Covid-19 ekspertët e shëndetësisë dhe shkecërtarët kanë zbuluar se ka disa simptoma që tregojnë se një njeri është i prekur nga Covid-19.

Përveç kollës, etheve, temperaturës apo humbjes së  nuhatjes shkencëtarët thonë se kohët e fundit është vënë re se Covid-19 ka dhe efekt të tjera në trup, përfshirë këtu dhe disa shenja të pazakonta në lëkurë.

Tek fëmijët dhe adoleshentët në mënyrë të veçantë janë parë skuqje e acarim i lëkurës, puçra e shenja të pazkonta.

Por sipas mjekëve spanjollë kanë diktuar edhe një shenjë tjetër që është skuqja dhe acarimi tek gishtat e këmbës, shoqëruar edhe me flluska veçanërisht tek më të vegjlit, të cilat zgjasin për disa ditë. E për këtë lloj simptome mjekët  vetë shprehen të befasuar nga pasojat e shumta në lëkurë që krijon koronavirusi.

Shenjat në gishtat e këmbës, në disa raste, nuk janë shoqëruar me simptoma të tjera. Ndryshime në lëkurë prej Covid 19 janë parë edhe në SHBA, ku “Akademia Amerikane e Dermatologjisë” ngriti madje dhe një bazë të dhënash në të cilën mjekët duhet të depozitojnë shenja përkatëse në rastet e pacientëve me Covid-19.

Në rang global  janë 3.3 mln të prekur nga koronavirusi. Vendi më i prekur vijon që të jetë SHBA-ja, ku janë regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me të paktën 65,000 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa lajme më të mira vijnë nga Itali, Spanja e Franca, vende që ditët e fundit kanë shënuar numra në rënie të rasteve të konfirmuara me covid-19. Javën e fundit dy vendet më të goditura  në botë nga Covid-19, Spanja dhe Italia kanë parë një përmirësim të situatës së virusit.

Burimi: livescience 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll