Bota

Epidemiologu zviceran bën paralajmërimin: Kufizimet mund të jenë të nevojshme edhe për dy vite

3 Maj 2020, 13:27 Nga DOSJA
Epidemiologu zviceran bën paralajmërimin: Kufizimet mund të

ZVICËR– Shumë shkencëtarë përgjatë këtyre muajve kanë treguar se lufta me Covid-19 mund të zgjasë për të paktën edhe dy vite të tjera.  Prandaj për këtë arsye të gjithë njerëzit janë të detyruar të jetojnë me rregulla për të mbrojtur veten.

Epidemiologu dhe studiuesi zviceran, Matthias Egger i cili kryeson grupin e punës të qeverisë zvicerane lidhur me COVID-19,  ka deklaruar se njerëzit duhet të jetojnë me disa kufizime për dy rreth 2 vite ose më shumë, si shkak i koronavirusit.

Ndër të tjera, Egger, në një intervistë për gazetën ‘NZZ am Sonntag’,  u shpreh se ai shpresonte që testimet për vaksinat mund të kryhen pas një viti, por kufizimet do të duhet të vijojnë ende.

“Njohuritë mbi këtë virus janë të pakta. Është e mundur që të zbulojmë karakterstika të pakëndshme që mund të komplikojnë dhe ngadalësojnë zhvillimin e vaksinave efektive dhe të sigurta.”- është shprehur ai.

Kujtojmë që deri më tani disa shtete kanë rihapur shkollat dhe kanë hequr shumë kufizime, si edhe nga dita e nesërme,  4 maj dhjetëra shtete të tjera do të zbatotjnë lehtësimin e masave.

Në rang global janë 3.3 mln të prekur nga koronavirusi. Vendi më i prekur vijon që të jetë SHBA-ja, ku janë regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me të paktën 65,000 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa lajme më të mira vijnë nga Itali, Spanja e Franca, vende që ditët e fundit kanë shënuar numra në rënie të rasteve të konfirmuara me covid-19. Javën e fundit dy vendet më të goditura në botë nga Covid-19, Spanja dhe Italia kanë parë një përmirësim të situatës së virusit.

Burimi: aargauerzeitung

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote matthias egger koronavirusi ne bote matthias egger

Sondazh

Poll