Bota

‘Do të të djeg fëmijët…’/ Arrestohet “prokurori” që kërcënoi fëmijët e Behgjet Pacollit, këshilltari: Ish-mi

3 Maj 2020, 11:16 Nga DOSJA
‘Do të të djeg fëmijët…’/ Arrestohet

KOSOVË– Policia e Kosovës, ka arrestuar personin që kërcënonte me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i cili u shpreh se i arrestuari kishte kërcënuar se do të digjte fëmijët e Pacollit.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli.

Pak ditë më parë Pacolli u bë “mollë sherri” për autoritetet në Kosovë dhe ato nuk lanë uljen e avionit të tij në Prishtinë. Deputeti duke u mos u lejuar që të shkonte në Kosovë dhe udhëtoi nga Zvicra drejt Shqipërisë. Më pas ai shkoi në Kosovë dhe tashmë është izoluar në banesën e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli kercenohet behgjet pacolli naim murseli behgjet pacolli kercenohet behgjet pacolli naim murseli

Sondazh

Poll