Bota

U zhduk pa nam e nishan për 20 ditë/ Kim Jong-un rikthehet me shenja të zeza, a ka bërë operacion në zemër? Ekspertët mj

3 Maj 2020, 08:39 Nga DOSJA
U zhduk pa nam e nishan për 20 ditë/ Kim Jong-un rikthehet me shenja

KORE E VERIUT– Ditën e djeshme lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u rishfaq pas më shumë se 20 ditësh duke treguar që gjithçka është  në rregull.

Por në disa pamje nga fjalimi i tij, është parë që Kim ka disa shenja në duar.

Ndërkohë sipas ekspertëve mjekësorë mësohet se shenjat në duart e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un lënë të kuptohet se ai mund t’i jetë nënshtruar një operacioni në zemër.

Në rishfaqjen e tij pas 20 ditësh ai preu shiritin në hapjen e një fabrike të plehrave në Sunchon. Prandaj në detajet që ekspertët mjekësorë kanë vlerësuar tek trupi i Kim, tregojnë se ai ka pasur një problem kardiovaskular.

Dje diktatori u pa i buzëqeshur dhe duke biseduar me ndihmësit në ceremoni dhe gjithashtu duke vizituar uzinën, por vërtetësia e fotove nuk mund të verifikohej. Ai u shoqërua nga disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, mes tyre ishte edhe  motra e tij, Kim Yo Jong.

Në foto shihet se shenjat në durt e Kim, ngjasojnë me shenjat e gjilpërave. Megjithatë pavarësisht daljes së tij publike, lideri komunist i Koresë së Veriut ende nuk ka mbajtur një komunikim të drejtpërdrejtë ku të flasë dhe të tregojë ç’ka ndodhur përgjatë kësaj kohe të  që ishte ‘zhdukur’.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kim jong un

Sondazh

Poll