Bota

“Pa maska e masa mbrojtëse.” Laboratori në Wuhan të Kinës zhduk fotot e shkencëtarëve (FOTOT)

3 Maj 2020, 09:28 Nga DOSJA
“Pa maska e masa mbrojtëse.” Laboratori në Wuhan të

KINË– Laboratori në Wuhan të Kinës është bërë tashmë një prej temave më të përfolura në mbarë botën, pasi pretendohet se Covid-19 ka dalë pikërisht  nga ky labotator.

Ndërkohë sëfundmi mediat e huaja kanë raportuar se disa foto ku shiheshin masa të ulëta sigurie në laboratorin e Wuhanit, janë fshirë nga faqja e internetit të institutit. Mësohet se muajin e fundit, Instituti i Virologjisë së Wuhanit ka hequr fotografitë e shkencëtarëve ndërkohë që punonin në laborator. Kjo lëvizje vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se është i bindur që kriza e koronavirusit ka shpërthyer pikërisht nga ky laborator.

Ndërkohë disa nga fotot e fshira shihen pamje të stafit të laboratorit që futet në shpella me masa minimale mbrojtëse për të marrë tamponë nga lakuriqët e natës, që janë bartës të koronaviruseve.

Mes fotove është fshirë edhe një referencë e një vizite në institut në marsin e vitit 2018 të Rick Switzer, një ekspert nga Ambasada Amerikane në Pekin. Pas vizitës së tij, ai i dërgoi një shënim Departamentit Amerikan të Shtetit ku paralajmëronte rrezikun që kanoset nga eksperimentet me lakuriqët e natës.

“Gjatë vëzhgimit të shkencëtarëve të Institutit të Virologjisë së Wuhanit, vumë re se ka shumë pak teknikë të trajnuar dhe hetues. Këta janë të nevojshëm për të operuar në mënyrë të sigurtë në këtë laborator.”- thuhet në shënim.

Ndër të tjera faqja zyrtare e institutit e ka pranuar rrezikun e punës që bëhet aty, ku shkruan:  Duke qenë se qëllimi i punës kërkimore të laboratorit është studimi i mikroorganizmave patogjenë, kur hapet tubi me viruse në laborator, është si të hapësh Kutinë e Pandorës.

Burimi: TheSun 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë laboratori i wuhanit koronavirusi në kinë laboratori i wuhanit

Sondazh

Poll