Bota

Pas 6  javësh Spanja rregjistron numrin më të ulët ditor, vdesin 164 pacientë në 24 orët e fundit

3 Maj 2020, 09:35 Nga DOSJA
Pas 6  javësh Spanja rregjistron numrin më të ulët

SPANJË– Ditën e sotme në Spanjë janë rregjistruar të paktën 164 viktima nga Covid-19, shifra më e ulët ditorë që prej fillimit të shpërthimit të virusit. Me bilancin e sotëm numri i të vdekurëve  në rang kombëtar ka shkuar në  25.264 në total.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë bilanci i sotëm është rritja më të ulët ditore që nga 18 marsi.

Rastet e konfirmuara të virusit u rritën në 217.466 ditën e sotme, nga 216.582 që ishin ditën e djeshme, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Kujtojmë  që Spanja, sëbashku me Italinë janë ndër dy vendet më të prekura nga Covid-19, por fatmirësisht në të  dy shtetet gjendja  po përmirësohet.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll