Bota

Rekord rastesh të reja/  Mbi 10 mijë të infektuar nga Covid-19 brenda 24 orëve në Rusi

3 Maj 2020, 08:25 Nga DOSJA
Rekord rastesh të reja/  Mbi 10 mijë të infektuar nga

RUSI– Mediat e huaja kanë raportuar se gjendja e koronavirusit po rëndohet çdo ditë e më tepër, pasi sot atje janë rregjistruar të paktën 10.633 raste të reja.

Me këtë shifër rekord numri i përgjitshëm i të infektuarëve në Rusi ka shkuar në 134.686 në total, ndërsa të vdekur janë konfirmuar 58 vetëm ditën e sotme duke bërë që Rusia të numërojë 1.280 të viktima.

Në rang global  janë 3.3 mln të prekur nga koronavirusi. Vendi më i prekur vijon që të jetë SHBA-ja, ku janë regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me të paktën 65,000 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa lajme më të mira vijnë nga Itali, Spanja e Franca, vende që ditët e fundit kanë shënuar numra në rënie të rasteve të konfirmuara me covid-19. Javën e fundit dy vendet më të goditura  në botë nga Covid-19, Spanja dhe Italia kanë parë një përmirësim të situatës së virusit.

 Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll