Bota

U prek nga koronavirusi, Boris Johnson tregon historinë e tij: Doktorët përgatitën njoftimin e vdekjes time, alla ‘vde

3 Maj 2020, 07:02 Nga DOSJA
U prek nga koronavirusi, Boris Johnson tregon historinë e tij:

BIRTANI E MADHE- Kryeministri britanik, Boris Johnson ka treguar eksperiencën e tij gjatë infektimit nga koronavirusi. Johnson tha se kishte qënë shumë me fat se ia kishte hedhur virusit, dhe se kishte qënë gjithë kohës në mohim për sëmundjen e tij.

Në një intervistë për mediat vendase, Johnson ka treguar sesi kishte pasur vetëm 50% mundësi për të mbijetuar, ndërkohë që gjendja e tij përkeqësohej çdo ditë. Ai shtoi se mjekët madje ishin gati për skenarin e vdekjes së tij.

“Në spital, isha i lidhur me disa monitorë dhe shikoja që të dhënat aty dhe me sa kuptoja gjithçka po shkonte në drejtimin e gabuar. Ishte moment i vështirë, nuk kam përse ta mohoj.  Isha në atë gradë saqë pyesja veten se si do të shpëtoja, ndërsa doktorët nisën të bënin strategjinë e tipit “vdekja e Stalinit. . Momenti më i keq ishte kur shanset e mia për mbijetesë ishin 50-50. Doktorët po mendonin nëse do më vendosnin tubin e ventilimit”, tha kryeministri.

Ai u diagnostikua për herë të parë me Covid-19 në fund të marsit, por duke kaluar më shumë se dhjetë ditë në izolim në banesën e tij, gjendja e tij u përkeqsua dhe kryeministri u desh që të transportohej në terapi intensive.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne angli boris johnson koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll