Mbante kallashnikov dhe municion luftarak në shtëpi, arrestohet 36-vjeçari nga Kamza, dikush e ‘tradhëtoi’ tek P
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar një 36-vjeçar me iniciale L.M., , të cilit i kishte gjetur në shtëpi një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak. Efektivët e policisë kanë marrë informacione se një i ri në Bathore mbante armë zjarri në banesë.
Bazuar në të dhënat e të riut, Policia ka kontrolluar banesën e tij, ku edhe ka gjetur armën dhe fishekët.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kamzë, Tiranë/ Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një 36-vjeçar që mbante armë zjarri në banesë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë janë goditur 8 raste të armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat janë sekuestruar 8 armët e zjarrit dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një i ri në Bathore mbante armë zjarri në banesë. Bazuar në këto informacione u organizua puna dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi L. M., 36 vjeç, banues në Bathore. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Në kërkim ndërkombëtar prej 2 vitesh, por fshihej në Shkodër/ Arrestohet 40-vjeçari, akuzat që rëndojnë mbi të
SHKODËR– Një 40-vjeçar, me iniciale J.V., është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një grup k...
Nuk ‘shuhet’ vatra e fasonerive në Krujë/ Katër raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve
KRUJË– 4 raste të reja janë konfirmuar pozitivë sërish në rrethin e Krujës, nga 36 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.Mësohet se 4 rastet e fun...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 3 maj 2020
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë masat e reja të qeverisë për COVID-1...
Shpërthim tritoli në qendër të Delvinës, hidhet në erë pas mesnatës ‘Benzi’ i biznesmenit Zoto
DELVINË- Një shpërthim me tritol ka tronditur gjatë natës qytetin e Delvinës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është hedhur në erë makinë “Mercedez Ben...
795 të prekur nga COVID-19/ Harta zgjerohet në Krujë e Kurbin, Fieri me risk të ulët infeksioni
Shqipëri- Ka shkuar në 795 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja.Mësohet se harta...
Sot liridalje për pensionistët dhe prindërit me fëmijë, nga e hëna e në vazhdim, nis lirimi i masave
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por sot të moshuarit kanë mundur të dalin nga banesat deri në orën 10:00 të paradites. Më pas, të drejtë p...
“Ku e gjen kohën të më komentojë..”/ Kalo i përgjigjet Beqjas: Mendoj për ata që vuajnë nga pushtetarët e p
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo i është përgjigjur ish-ministrit Ilir Beqjas, i cili u shpreh se nuk e kutonte se ku e gjente mjeku Kalo kohën që ta ndiqte...
E vetme dhe pa drita prej katër vitesh, 77-vjeçarja nga Berati kërkon ndihmë: T’i jetoj dhe këto ditë që më kanë
BERAT– Afërdita Keli është një nënë 77-vjeçare, e cila jeton e vetme dhe pa energji elektrike. Në videon që po shikoni, duket qartë se vendi ku jet...
Angjentët imobiliarë thirrje pronarëve: Ulni qiratë me 100 euro, ose shtëpitë do ju ngelen bosh
TIRANË– Një faqe që merret me gjetjen dhe dhënien e shtëpive me qira, ka ngritur një shqetësim në rrjetet sociale, pasi ka vënë re se për shkak të ç...