Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar prej 2 vitesh, por fshihej në Shkodër/ Arrestohet 40-vjeçari, akuzat që rëndojnë mbi të

3 Maj 2020, 07:04 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar prej 2 vitesh, por fshihej në

SHKODËR– Një 40-vjeçar, me iniciale J.V., është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një grup kriminal. I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pas një vendimi nga drejësia italianë.

Dy vite më parë, Gjykata e Milanos lëshoi urdhër-arresti për 40-vjeçari, i cili akuzohet për “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe Zyrën Ndërlidhëse italiane Interforza të atashuar në vendin tonë, kanë bërë të mundur lokalizimin në qytetin e Shkodrës, të 40-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga strukturat e DVP Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. V., 40 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, sipas njoftimit të dhënë e shpërndarë nga Interpol Roma. Gjykata e Milanos, Itali, në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin J. V., për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në shtetin italian.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder shkoder

Sondazh

Poll