Bota

Rriten sërish shifrat/ Italia shënon më shumë se 200 të vdekur krahasuar me një ditë më parë, shteti më i prekur pas S

2 Maj 2020, 17:46 Nga DOSJA
Rriten sërish shifrat/ Italia shënon më shumë se 200 të

ITALI– Numri i viktimave në Itali për shkak të koronavirusit është rritur sërish. Sipas mediave lokale, që kanëpublikuar të dhënat nga Mbrojtja Civile Italiane  gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 474 viktima të reja, më shumë se 200 të vdekur, krahasuar me shifrat e një ditë më parë.

Numri total i viktimave arrin në 28,710 persona, duke e bërë Italinë shtetin më të goditur nga pandemia pas SHBA-ve

Numri i infektimeve të reja është rritur me 1900 persona duke e çuar në 209,328 numrin total të të prekurve  nga Covid-19. 79,914 është numri i personave të shëruar plotësisht, ndërsa 1,539 të tjerë ndodhen ende në gjendje kritike për jetën.

Në rang global janë shënuar 3,342,375 të infektuar, 235,965 viktima dhe 1,057,597 të shëruar. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 64,448 qytetarë dhe janë infektuar 1,103,721 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë.

Në Spanjë kanë humbur jetën 24,824 qytetarë. Numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Francë, ku aktualisht numërohen 24,376 të vdekur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2020, 12:47

Bisedë mes miqsh në kohë Karantine

KANADA- Në muajt e fundit tema më e diskutuar për të cilën jemi të interesuar për të mësuar sa më shumë informacion është Covid-19 dhe format më të mira të mbro...