Sport

“CR7 do lërë futbollin vetëm pasi të kalojë rekordin e Pele”, flet ish-shoku i skuadrës

2 Maj 2020, 15:33 Nga DOSJA
“CR7 do lërë futbollin vetëm pasi të kalojë

Cristiano Ronaldo është 35 vjeç dhe nuk ka ndërmend të lërë futbollin. Sulmuesi i Juventusit ka shënuar 626 gola në 838 ndeshje të luajtura. Ai ka edhe një rekord, që e kërkon me ngulm.

Sipas Gary Neville, ish-shok skuadre i tij te Manchester United, CR7 do të kalojë legjendën Pele, i cili ka shënuar 650 gola në 694 ndeshje zyrtare. Pra, portugezi është vetëm 26 ndeshje larg. Le të themi që i duhet më pak se një sezon futbollistik për ta arritur këtë.

Një objektiv të tillë e ka zbuluar edhe Gary Neville, ish-shoku i skuadrës së Ronaldos te “Djajtë e Kuq”. “Kalimi i shifrës së Pele është një fiksim absolut i tij. Nuk kam dyshim se ai dëshiron të luajë deri në moshën 40 vjeç. Mendoj se ka një plan të qartë për atë rekord”, ka thënë Neville.

“Ky është qëllimi i tij i vetëm, të provojë edhe përgjatë pjesës së mbetur të karrierës së e meriton të jetë më i madhi i të gjitha kohërave”, ka shtuar ish-mbrojtësi anglez.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pele rekordi ronaldo pele rekordi ronaldo

Sondazh

Poll