Sport

Klubi gjerman ka 3 të infektuar me koronavirus, por vijon normalisht stërvitjen!

1 Maj 2020, 20:54 Nga DOSJA
Klubi gjerman ka 3 të infektuar me koronavirus, por vijon normalisht

Qasja e gjermanëve ndaj koronavirusit, të paktën në aspektin e futbollit, është ndryshe nga disa shtete europiane si Franca, Belgjika dhe Holanda. Te FC Koln këtë javë janë kryer testet për COVID-19 dhe 3 persona kanë rezultuar pozitivë.

Kjo, gjithsesi, nuk e ka penguar klubin që të vijojë më tej me planin. Klubi i Bundesligës njoftoi në faqen zyrtare se këta tre persona do të vetëkarantinohen për 14 ditë dhe se stërvitja nuk do të ndalojë. Nuk dihet nëse të infektuarit janë apo jo futbollistë.

FC Koln ka treguar shembullin për t’u ndjekur në këtë situatë të vështirë pandemie. Në Shqipëri, FSHF dhe aktorë të tjerë të futbollit shqiptar kanë bërë thirrje për vijimin e sezonit futbollistik, duke marrë parasysh se fasoneritë janë hapur, ndërsa ndeshje nuk luhen.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus gjermani koln coronavirus gjermani koln

Sondazh

Poll