Sport

“Më tha të ulesha pranë tij në dhomat e zhveshjes”, Alaba s’e harron kurrë ndihmën e mikut të tij më t

1 Maj 2020, 20:44 Nga DOSJA
“Më tha të ulesha pranë tij në dhomat e

Franck Ribery është një ndër arsyet kryesore, pse David Alaba ka shkëlqyer te Bayern. Francezi e ka ndihmuar gjithmonë mbrojtësin e bavarezëve, duke qenë se luanin në një krah bashkë dhe, me siguri, kanë patur ngjashmëri me njëri-tjetrin edhe përtej futbollit.

“Franck është vëllai im i madh. Ai është 10 vite më i madh se unë. Kur kam ardhur në Mynih, 12 vite më pare, isha 16 vjeç. Ka qenë një nga të parët që është marrë me mua, që më ka mbështetur, që më ka dhënë këshilla si të përmirësohesha pas çdo ndeshjeje”, ka deklaruar austriaku në një intervistë Live në Instagram.

“Kur je lojtar i ri dhe një lojtar i madh si ai vjen dhe të thotë: ‘Ulu afër meje në dhomat e zhveshjes’, është shumë e rëndësishme dhe unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës”, ka shtuar Alaba, i cili pritet që në merkaton e verës të rinovojë me rritje të ndjeshme page.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alaba bayern ribery alaba bayern ribery

Sondazh

Poll