Sport

Të shpallesh kampion duke luajtur 1 minutë, ndodh në ditët e koronavirusit!

2 Maj 2020, 15:25 Nga DOSJA
Të shpallesh kampion duke luajtur 1 minutë, ndodh në ditët e

Paris Saint-Germain ishin të parët në renditje në Ligue 1 dhe sivjet u shpallën paraprakisht kampionë të Francës, meqë qeveria mbylli futbollin prej koronavirusit.

Interesant është fakti që medaljen e kampionit do e marrë edhe Jese Rodriguez, në heshtje, i cili mund të festojë njësoj si kolegët e tij. Spanjolli e ka kaluar pothuajse gjithë sezonin në huazim te Sportingu dhe ka luajtur vetëm një minutë në Paris.

Ajo ka qenë një ndeshje e javës së katërt të kampionatit kundër Metz, kur Jese është aktivizuar në minuitën e 90-të të takimit, 60 sekonda para vërshëllimës së fundit. “AS” shkruan se rregullat e Ligue 1 përcaktojnë se çdo lojtar që ka luajtur të paktën një minutë duhet të konsiderohet kampion. Kaq mjaftoi!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampion psg rodriguez kampion psg rodriguez

Sondazh

Poll