Sport

Kush tha që Messi-Inter ka përfunduar? Ish-zyrtari tregon: E ardhmja e lojtarit është në Milano

1 Maj 2020, 19:48 Nga DOSJA
Kush tha që Messi-Inter ka përfunduar? Ish-zyrtari tregon: E ardhmja e

ITALI-Megjithë dëshirat, zërat, mohimet dhe ëndrrat që kanë alternuar për disa javë, emri i Lionel Messit vazhdon të jetë i lidhur me Interin. I fundit, që shton zërat për një kalim të “Pulce” me fanellën zikaltër është José Morais, ish-krahu i djathtë i Mourinho-s në kohën e Tripletës (Viti 2010).

“E ardhmja e Leo Messit është te Interi. Prania e Zanettit në bordin e klubit italian do të jetë vendimtare,” tha Morais El Eldoo Deportivo.

Një parashikim që i bën tifozët e Interit të ëndërrojnë, edhe nëse vetë Messi e kishte quajtur lajmin e lamtumirës së tij me Barcelonën si “lajme të rreme”. Megjithatë shpresa vdes e fundit dhe Inter do të tentojë në të gjithë mënyrat për të arritur te Lionel Messi.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter messi josé morais lionel messi inter messi josé morais lionel messi

Sondazh

Poll