Sport

Këto janë disa nga femrat më të fuqishme në futboll, trashëguese dhe menaxhere të klubeve angleze

2 Maj 2020, 15:13 Nga DOSJA

ANGLI- Mbase për shumë njerëz futbolli është vetëm për meshkuj dhe se femrat nuk është se kanë njohuri për një nga sportet më popullore në botë, por ky supozim bie, pasi ka shumë femra që janë futbolliste, gazetare sporti e disa të tjera si menaxhere klubesh.

 

Amanda Stavely-Është një menaxhere e shkëlqyer dhe është bashkëpunëtore e Sheikh Mansour, që e ndihmoi atë të merrte aksionet e  Manchester Cityt në vitin 2008.Por Stavely nuk është gruaja e vetme në futbollin elitar.

Amanda Stavely

Karren Brady-Është një tjetër femër, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për gati tri dekada – falë kolonave të saj në gazeta dhe shërbimin e saj në bordet e Birmingham City dhe më pas Ëest Ham United, ajo u emërua nga David Sullivan si drejtoreshë e Birmingham në moshën 23 vjeç, në vitin 1993.

Karren Brady

 

Marina Granovskaia- Ruso – kanadezja është togere e besuar e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, dhe ka fjalën e fundit sa I përket transferimeve në Stamford Bridge.Ajo u emërua zyrtarisht përfaqësuesja e Abramovich në 2010, më vonë u bashkua në bordin e klubit, dhe negocioi një marrëveshje masivisht fitimprurëse të sponsorizimit të fanelave të reja për 15 vjet me kompaninë  NIKE.

Marina Granovskaia

 

Katharina Liebherr-Trashëgoi klubin Southampton në vitin 2009 pasi i vdiq babai megjithatë në vitin 2017, ajo arrit të shesë të gjithë aksionet e klubit për 270 milionë paund familjes kineze, Gao Jisheng.

Rebecca Capelhorn-Është drejtoresha e operacioneve të futbollit në klubin e Tottenhamit, e cila u bashkua me klubin në vitin 2015.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport femrat ne futboll menaxhere ne klub premier league femrat ne futboll menaxhere ne klub premier league

Sondazh

Poll