Bota

20 ditë ‘i zhdukur’, shfaqet i qeshur në publik Kim Jong Un, inaguron një fabrikë plehrash

2 Maj 2020, 08:01 Nga DOSJA

Koree Veriut-Pas 20 ditësh “i zhdukur”, Kim Jong-un shfaqet në publik.  Agjensia e lajmeve KCNA raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut preu shiritin e një fabrike  plehrash,  që u hap së fundmi. Kim Jong Un u shfaq i qeshur në publik.

Javët e fundi mediat e Koresë së Veriut nuk njoftuan mbi vendndodhjen e Kim Jong Un-it. Që nga data 11 prill nuk dihej më asgjë për të dhe u dyshua se ai kishte probleme me shëndetin. Për këtë reagoi edhe SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën Shtetet e Bashkuara nuk kanë dijeni se ku ndodhet udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe se po i vëzhgojnë me kujdes raportet për shëndetin e tij. Ai tha se në vend ekziston një rrezik i vërtetë i urisë, për shkak të krizës botërore të koronavirusit.

Ndërkohë javët e fundit qarkulloi edhe lajmi se Kim Jong Un mund të kishte vdekur,  pas një operacioni të ndërlikuar.Madje disa media shfaqën edhe foto, ku ishte një person i ngjashëm me të, në një arkivol prej xhami. Por lajmi i ishte i rremë. Sipas mediave ndërkombëtare, fotoja e publikuar me arkivol është realizuar në vitin 2011 në funeralin e Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër.

Burimi: BCC 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kim jong un

Sondazh

Poll