Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve në Krujë, preket edhe një punonjëse fasonerie

2 Maj 2020, 08:19 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve në Krujë, preket edhe një

Krujë– Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 22 persona dhe vetëm 1 prej tyre ka rezultuar me COVID-19. Mësohet se infektuara është një punonjëse fasonerie. Bashkë me të infektuarën e fundit, aktualisht në Krujë janë 94 persona që janë prekur nga COVID-19.

Fasoeritë në Krujë janë vatra ‘të nxehta’ infeksionit  dhe në to janë infektuar deri më tani dhjetëra qytetarët.

COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Aktulisht në vendtin tonë janë infektuar 782 persona, kanë humbur jetën 31 pacientë dhe janë shëruar 488 qytetarë. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 9 raste të reja. Harta është zgjeruar me 4 raste në Krujë dhe 5 raste në Tiranë. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar dhe 7 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll