Aktualitet

Ekzekutuan 4 persona për drogë/ Gjykata e Durrësit lë në burg autorët, avokati Visha: Ndoci kishte miqësi me vëllezërit

2 Maj 2020, 06:53 Nga DOSJA
Ekzekutuan 4 persona për drogë/ Gjykata e Durrësit lë

Durrës- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin Klevis,  të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku autorët ishin të shoqëruar nga dhjetëra policë.  Mësohet se gjatë seancës Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin, i cili  ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë.

Detaji që ka fundosur autorët është një pjesë xhami e  ‘Toyota-s’ me xhama të zinj, që atentatorët përdorën gjatë vrasjes. Kjo e fundit u gjet në vendgjarje. Po kështu, makina është kapur edhe nga kamerat e sigurisë së një subjekti aty pranë.

Për vendimin e sotëm të Gjykatës, avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha  u shpreh se klienti i tij është i shokuar për këto akzua. Ai theksoi se Ndoci kishte lidhje miqësore me vëllezërit Haxhia, madje u kishte shkuar atyre edhe në varrim. Sipas Vishës, Prokuroria nuk ka prova për klientin tij.

Tabulatet telefonike, por edhe bashkëpunimi i 22-vjeçarit me policinë zbardhën dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën Durrësin në harkun e 2 muajve. Dy të rinjtë u arrestuan pasditen e së enjtes nga Policia njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke  ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci besmir haxhia operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres altin ndoci besmir haxhia operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres

Sondazh

Poll