Aktualitet

COVID-19/ 789 të infektuar dhe 31 viktima, harta zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Kukës

2 Maj 2020, 05:22 Nga DOSJA

Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. 789 të infektuar, 31 viktima dhe 518 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri.  Eugena Tomini nga Institutin i Shëndetit Publik bëri me dije ditën e djeshme se se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 171 personave, janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19. Sipas Tominit harta është zgjeruar me 5 raste të reja në Tiranë, 1 rast i ri në Krujë dhe 1 rast tjetër në Kukës, duke shkuar në 789 numri i të infektuarve. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 519 dhe janë shënuar vetëm 31 viktima. Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Ndërsa në në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

 

Ndërsa, mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar në emsionin “Zonë e Lirë” se në rrugë nuk duhet të mbahet maska, por duhet pasur kujdes kur futemi në ambinete të mbyllura. Ai theksoi se Policët duhet të mbajnë maskën kur janë në shërbim, pasi janë në komunkim me njerëz të tjerë, e shtoi se me rikthimin e mësimit në universitete pedagogët dhe studentët duhet të respektojnë të gjitha rregullat.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll