Aktualitet

Qeveria “lëshon dorën”, sot dhe nesër liridalje për pesionitët dhe prindërit me fëmijë, ndalohet qarkullimi i makina

2 Maj 2020, 06:08 Nga DOSJA
Qeveria “lëshon dorën”, sot dhe nesër liridalje

Shqipëri-  Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por qeveria ditët e fundit ka lehtësuar masat. Sot dhe nesër të moshuarit mund të dalin nga banesat deri në orën 10:00 të paradites. Ndërkohë, këto dy ditë nga ora 11:00-17:30, do të kenë orarin për të dalë të gjithë prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç. Sakaq, sot do të jenë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, ndërsa të dielën do të jetë gjithçka mbyllur. Po kështu, gjatë  fundjavës është e ndaluar lëvizja me mjete private.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar së fundmi se nga data 4 maj do të përfshiren në “zona të gjelbërta” edhe të 18 bashki të tjera në vend që konsiderohen me risk të ulët për përhapjen e infeksionit. Më tej ajo tha se një tjetër lehtësim do të jetë dhe lëvizja me taksi në të gjithë vendin, ku mund të jenë 2 anëtarë të një familje gjatë udhëtimit. Sipas saj,  në 11 maj do të lejohen të vijojnë punën berberët dhe parukerët. Ministrja dha edhe një lajm të mirë për emigrantët që duan të riatdhesohen, pasi nga  java e ardhshme nuk do detyrohen më të rrinë të izoluar në hotele për 14 ditë, po karantinimi do të bëhet në banesat e tyre. Ajo nënvizoi më tej se nga data 18 maj do hapen baret dhe restoranet që kanë ambient të jashtëm.

Zonave të gjelbra do t’u bashkohen qytetet: Tropoja, Rrogozhina, Peqini, Belshi, Cërrikut, Gramshi, Urës vajgurore, Kuçova, Berati, Poliçani, Skrapari, Devolli, Pusteci, Maliqi, Mallakatra, Kolonja, Vlora dhe Selenica.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll