Aktualitet

Vranë 4 të rinj, nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në gjykatën e Durrës dy të arrestuarit

2 Maj 2020, 07:05 Nga DOSJA
Vranë 4 të rinj, nën masa të rrepta sigurie,

Durrës- Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës dy autorët e vrasjes së 4 të rinjve. vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ezektutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Siç shihet edhe në foto Altin Ndoci dhe 22-vjeçari me inicialet K.A kanë mbërritur në gjykatë nën shoqërinë e forcave të shumta të policisë. Prokuroria ka kërkuar  masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin me inicialet K.A, i cili  ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë.

 

Dy të rinjtë janë arrestuar pasditen e së enjtes nga Policia njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Ndalimi vjen pas 2 ngjarjeve të rënda. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke  ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci besmir hoxha operacioni shen vlashi altin ndoci besmir hoxha operacioni shen vlashi

Sondazh

Poll