Aktualitet

“Dua të vdes në shtëpinë time”/ 45-vjeçari shqiptar me COVID-19 humb jetën në Itali, familjarët: Do kujtojmë buzëq

2 Maj 2020, 06:43 Nga DOSJA
“Dua të vdes në shtëpinë time”/

Itali- Një tjetër shqiptar në Itali ka humbur jetën, pasi u infektua me COVID-19. Mediet italiane raportojnë se ai është Altin Hyso, 45 vjeç, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në spitalin e Chietit në rajonin e Abruzzo. Mësohet se Hyso vuante edhe nga leucemia dhe nuk munfi të fitonte betejën me COVID-19.  Familjarëve të tij, ai u la një brengë të madhe, pasi u kishte lënë se donte të vdiste pranë tyre, por as në momenet e fundit të jetës, ai nuk mundi të shikonte asnjë prej tyre. “Dua të vdes në shtëpinë time”, mësohet se ka thënë 45-vjeçari.

Ai ishte baba i 2 fëmijëve minoren dhe punonte si punëtor ndërtimi.

“Po prisnim rezultatin tamponit të dytë për ta sjellë atë në shtëpi, por për fat të keq nuk kishim kohë. Ne do ta kujtojmë atë për buzëqeshjen e tij që nuk u zhduk kurrë, madje as gjatë viteve të vështira të sëmundjes dhe pasi mësoi se ai është pozitiv për virusin”, thanë familjarët e tij.

Burimi: www.ilmessaggero.it

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hyso koronavirusi ne itali altin hyso koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll