Sport

Titulli i Tiranës varet nga qeveria, Duka vepron menjëherë nëse Ministria bllokon sezonin

1 Maj 2020, 16:13 Nga DOSJA
Titulli i Tiranës varet nga qeveria, Duka vepron menjëherë

Qëllimi i Federatës Shqiptare të Futbollit është që futbolli të vijojë, por qeveria po ngurron. Nëse Ministria e Shëndetësisë do e mbyllë sezonin, atëherë në FSHF po mendojnë për planin B.

Ndryshimi i formulës me 12 skuadra nuk është në plan, sepse ai lajmërohet me statut dy vjet përpara se të ndodhë. Kështu, do të mbeten po 10 skuadra për sezonin tjetër.

Titullin do ta fitojë Tirana, duke u bazuar në modelin francez, ku PSG u shpall kampione. Katër ekipet e para do të shkonin në Kupat e Europës (Champions dhe Europa League): Tirana, Kukësi, Laçi dhe Skënderbeu (nuk licencohet dot, i skualifikuar nga Europa për 10 vite).

Ndërkohë, do të binin dhe ngjiteshin dy të fundit dhe dy të parat e Superiores dhe Kategorisë së Parë, duke shkëmbyer kështu vendet. Luftëtari dhe Flamurtari do të bien dhe do të ngjiten Pogradeci e Kastrioti, raporton Telesport. Mbetet ende pikëpyetja e madhe e lidhur me ekipin e tretë që do të bjerë me playoff dhe atë që do të ngjitet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus fshf tirana coronavirus fshf tirana

Sondazh

Poll