Sport

FOTO/Në Greqi akoma si kanë harruar, tifozët zgjedhin lojtarin më të mirë dy legjendat e Kombëtares së Shqipërisë

1 Maj 2020, 14:28 Nga DOSJA

GREQI-Në vitet 90, me rënien e sistemit komunist pjesa më e madhe e futbollistëve emigruan jashtë për një jetë më të mirë. Greqia ishte “porta” e parë e emigrimit të futbollistëve shqiptarë, duke filluar me Genc Tomorin, Artur Lekbellon, Arjan Bellaj, Arjan Xhumbën, Sokol Kushtën, Lefter Millon, pa harruar edhe dy ish-portierët e Kombëtares shqiptare si Arjan Beqaj dhe Foto Strakosha dy emra që njihen mirë nga tifozët shqiptar, teksa për vite me radhë porta e Kombëtares sonë ka qenë në duar të sigurta prej tyre. Tashmë të tërhequr nga futbolli i luajtur, të dy portierët e kanë zhvilluar karrierën e tyre në Greqi.

Madje në të kaluarën kanë mbrojtur katërkëndëshin e së njëjtës skuadër, Ionikos. Këta të fundit kanë mbajtur të angazhuar tifozët e tyre në këtë periudhë kur kampionatet e futbollit janë ndalur, duke i dhënë të drejtën të zgjedhin futbollistin më të mirë të klubit në 20 vitet e fundit. E rezultatet flasin kuqezi dhe mbështetësit e skuadrës helene kanë qenë të bindur për njeriun që meritonte të shpallej më i miri.

Plot 75% përqind e tyre kanë zgjedhur pikërisht Arjan Beqajn, i cili njihej për pritjet e tij fantastike. Ndërkaq i dyti në listë është një legjendë e Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, i cili tashmë stafetën e ka përcjellë te i biri, që po e mbron me dinjitet trashëgiminë e tij në portën e kuqezinjve. Kështu dy legjendat e Shqipërisë përpos tifozëve shqiptar, kanë rrëmbyer edhe zemrat e atyre grek

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arjan beqaj foto strakosha ionikos arjan beqaj foto strakosha ionikos

Sondazh

Poll