Sport

Donnarumma nuk pranon të firmosë, Milani gjen pasuesin e tij brenda Serisë A

1 Maj 2020, 15:00 Nga DOSJA
Donnarumma nuk pranon të firmosë, Milani gjen pasuesin e tij brenda

Gigio Donnarumma vështirë se do ta rinovojë kontratën me Milanin. Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, pasuesi i tij mund të vijë nga Bergamo, më saktë Atalanta.

Ka një ndërthurje të hershme të merkatos ndërmjet këtyre dy klubeve dhe kuqezinjtë nuk do të shpenzonin asgjë. Gjatë merkatos dimërore, bergamaskët kthyen në shtëpi Mattia Caldara, me huazim me të drejtë blerjeje. Ata kanë blinduar 6 futbollistë deri në vitin 2023: Freuler, Palomino, Toloi, Djimsiti, Hateboer e Gosens.

Në listë mungon pikërisht portieri Gollini, ashtu si ish-lojtari i Milanit. Për Caldara është gati kontrata deri në vitin 2024, pasi Atalanta ta ketë blerë nga kuqezinjtë, mbase duke dhënë pikërisht kartonin e Gollini.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport donnarumma merkato milan donnarumma merkato milan

Sondazh

Poll