Sport

Koronavirusi sjell pasoja ekonomike për klubin e njohur, drejtuesit heqin nga puna 62 punonjës të niveleve të ndryshme

1 Maj 2020, 13:53 Nga DOSJA
Koronavirusi sjell pasoja ekonomike për klubin e njohur, drejtuesit heqin

BRAZIL- Ndërprerja e futbollit për shkak të pandemisë Covid-19 ka sjellë pasoja të rënda ekonomike te klubet në mbarë botën, ndërsa së fundi edhe brazilianët e Flamengos kanë ndjerë efektin e krizës financiare.Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit Brazilian vendosën të shkarkojnë plot 62 persona, punonjës të niveleve të ndryshme të klubit, duke kursyer rreth 500 mijë euro nga pagat që ata përfitonin.

Numri i punonjësve të shkarkuar gjithsesi nuk prek më shumë se 10% të totalit të atyre që punojnë për klubin brazilian, ndërsa edhe tifozët e Flamengos kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të drejtuesve.

Ndërkohë konfirmohet se në ditët në vijim Flamengo do të marrë masa të tjera, si ndërprerja e përkohshme e pagave të futbollistëve, për të ulur sa më shumë shpenzimet dhe për të mos u prekur ashpër nga kriza.

.E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil flamengo kriza prek klubin brazilian brazil flamengo kriza prek klubin brazilian

Sondazh

Poll