Sport

Lega Serie A vendos se çfarë do të bëhet me kampionatin italian, klubet kanë konfirmuar vullnetin për…

1 Maj 2020, 12:37 Nga DOSJA
Lega Serie A vendos se çfarë do të bëhet me kampionatin

ITALI-Dëshira unanime për të “përfunduar sezonin” e Serisë A, e ndërprerë nga urgjenca e koronavirusit, u ritheksua në Asamblenë e fundit, mbledhur me një tele-konferencë për të diskutuar çështjen e të drejtave televizive dhe sponsorave. Pas deklaratave të Ministrit të Sporteve, Vincenzo Spadafora, se një pjesë e mirë e presidentëve kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm, ka ardhur menjëherë reagimi i Ligës së Serisë A që ka konfirmuar të kundërtën, pra vullnetin për të mbyllur sezonin.

Linja nuk ndryshon, pra: shoqëritë duan që kampionati  të përfundojë. Ata e vendosën atë gjatë një takimi ku, në realitet, tema kryesore ishte për televizionet, të cilat akoma po vendosin nëse do të paguajnë këstin e fundit, të gjashtën e sezonit që u detyrohen klubeve, apo jo. Bilanci duhet të bëhet brenda ditëve të para të muajit. Dhjetë ditë më parë Sky, Dazn dhe Img u kërkuan klubeve zbritje ose vonesa.

Ndërkohë një lajm i mirë vjen nga rajoni i Emiglia Romagnas, ku presidenti i qarkut ka miratuar nisjen e stërvitjes së diferencuar për skuadrat aty dhe prej datës 4 maj, ekipe si Spal, Parma, Bogolna e Sassuolo mund të zbresin në fushë.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lega serie a serie a vincenzo spadafora lega serie a serie a vincenzo spadafora

Sondazh

Poll