Sport

Lojtarët kanë frikë, pronarët e klubeve angleze marrin vendimin për Premier League

1 Maj 2020, 15:39 Nga DOSJA
Lojtarët kanë frikë, pronarët e klubeve angleze marrin

“The Sun” raporton se klubet angleze janë shprehur gati për të vijuar me ndeshjet e mbetura të Premier League. Kjo vlen vetëm nëse gjithçka do të rinisë rregullisht, pa tifozë dhe me stadiume neutrale.

Këto detaje kanë dalë nga mbledhja e zhvilluar sot mes pronarëve të klubeve. Klubet janë duke kërkuar një zgjidhje të përbashkët për rinisjen, edhe pse futbollistët deri tani kanë shprehur dyshime. Për shembull, Sergio Aguero u shpreh së fundmi, se lojtarët kanë merakun e familjarëve të tyre, të cilët mund t’i infektojnë.

Të gjithë do të luajnë larg stadiumit të tyre, për të shmangur tubime. Ky është plani i drejtuesve.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus premier league vendimi coronavirus premier league vendimi

Sondazh

Poll