Aktualitet

Vrau babë e bir në Elbasan/ Etien Cani kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e lë në burg

1 Maj 2020, 16:07 Nga DOSJA
Vrau babë e bir në Elbasan/ Etien Cani kërkoi ndryshimin e

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka refuzuar kërkesën e Etien Canit për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. I akuzuari për vrasjen e dyfishtë të Gentian dhe Nezit Beqirit, kërkoi nga togat e zeza zbutjen e dënimin, duke përdorur edhe situatën e krijuar nga koronavirusit.

Por pavarëisht kërkesës së tij, Cani do të duhet që të vijojë e të qëndrojë në qeli, ku edhe ndodhet që prej muajit nëntor të 2019.

Etjen Cani në vitin 2012 vrau shokun e tij të ngushtë Gentian Beqirin dhe babain e tij Nezir Beqirin. Cani dhe Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë në kohën që ndodhi krimi i dyfishtë, madje shoku i tij  Beqiri ishte i paralizuar dhe në ‘arrest shtëpie’, si një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas.

28-vjeçari u fut në banesën e Beqirit më datë 15 gusht të vitit 2012, teksa ky i fundit flinte gjumë dhe e qëlloi me tre plumba në kokë. Më pas rrahu me sende të forta babain e tij, Nezirin, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.  Sipas hetimeve, deri më tani janë dy pista që çuan Çanin të kryejë  vrasjet.

Njëra është ajo se Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën e tij. Ndërsa një pistë e dytë e hetimeve është se ai dyshohet se i ekzekutoi për llogari të Çapjave. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe Ervis Bardhi, për të cilin ka dyshime se ndodhet në Greqi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan etien cani gjykata e elbasanit elbasan etien cani gjykata e elbasanit

Sondazh

Poll