Aktualitet

Fasoneritë në Tiranë vatra ‘të nxehta’ infeksioni/ ISHP: Janë infektuar 4 persona, një biznes është mbyllur

1 Maj 2020, 12:06 Nga DOSJA
Fasoneritë në Tiranë vatra ‘të nxehta’

Tiranë- Rovena Daja nga ISHP ka bërë me dije ditën e sotme se në fasoneritë e Tiranës kanë rezultuar të infektuar 4 persona. Gjatë deklaratës për mediet ajo theksoi se një fasnoeri në Tiranë është mbyllur për këtë arsye.

“Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot kemi 4 persona të infektuar, të cilët kanë punuar në fasoneri në Tiranë. Inspektoriati Shëndetsor Shoqëror po vazhdon kontrollet e tij  dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë”, u shpreh Rovena Daja.

Dy ditë më parë  Dosja.al raportoi se në një fasoneri në autostradë janë infektuar dy punëtore dhe shefja e tyre.

COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Aktulisht në vendtin tonë janë infektuar 782 persona, kanë humbur jetën 31 pacientë dhe janë shëruar 488 qytetarë. Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 9 raste të reja. Harta është zgjeruar me 4 raste në Krujë dhe 5 raste në Tiranë. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar dhe 7 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rovena daja viktimat e covid ne shqiperi rovena daja viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll