Aktualitet

Arrestimi i Bled Hakës, policia jep detaje: Mbante emblemën metalike të shtetit, iu gjet kokainë dhe dy armë

1 Maj 2020, 12:00 Nga DOSJA
Arrestimi i Bled Hakës, policia jep detaje: Mbante emblemën metalike

TEPELENË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Bled Hakës, ngjarje të cilën, Dosja.al e raportoi paraditen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Haka është vënë në pranga në në kufirin ndarës mes Tepelenës dhe Mallakastrës, nga një operacion i zhvilluar mes efektivëve të Tepelenës dhe FNSH-së Fier. 

39-vjeçari Haka, po udhëtonte në një automjet me shokun e tij, Rigert Çekani, 30 vjeç, në afërsi të Liqenit të Krahësit, në momentin që është ndaluar nga efektivët. Pas kontrollit, të riut, banues në Tiranë i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, 1 thikë, 1 dorezë metalike dhe 1 emblemë metalike e Policisë.

Njoftimi i policisë

Krahës-Tepelenë. Qarkullonte me armë zjarri dhe armë të ftohta, posedonte lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 39-vjeçari. Për t’iu shmangur kontrolleve, dyshohet se ky shtetas përdorte një emblemë të Policisë, e cila u gjet në makinë. Kapja e 39-vjeçarit, nga shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me FNSH Fier, në pikën e kontrollit në kufirin ndarës mes Tepelenës dhe Mallakastrës. Në vijim të veprimeve u vu në pranga edhe pronari i automjetit ku u gjetën sendet e kundërligjshme Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 armë të ftohta, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një emblemë metalike si ato të Policisë. Shërbimet e Policisë, krahas angazhimit 24 orë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, në pikën e kontrollit në rrugën nacionale Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të Liqenit të Krahësit, për ndarjen e zonave të gjelbra, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të FNSH Fier, gjatë kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, evidentuan dhe arrestuan në flagrancë 39-vjeçarin B. H., banues në Tiranë.

Nga kontrolli personal iu gjetën në trup doza me lëndë narkotike kokainë dhe nga kontrolli i automjetit që drejtonte ky shtetas u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, 1 thikë, 1 dorezë metalike dhe 1 emblemë e Policisë Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, po në vijim të veprimeve u bë edhe ndalimi i shtetasit R. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, pronari i mjetit. Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë ose sportive”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Tashmë dy të rinjtë do të përballen me akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë ose sportive”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Kjo nuk është hera e parë që Bled Haka ndalohet nga policia.

Më 17 tetor 2019, gjatë një kontrolli rutinor nga reparti “Shigjeta”, Bledi Haka, u prangos në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Asokohe Hakës, i janë sekuestruar edhe armë zjarri, fishekë, lëndë narkotike dhe karta banke.

Atij iu gjetën disa doza kokaine, një armë e llojit Glock, 2 mln lekë të reja të ndara në prerje 50-she dhe karta banke. Gjithashtu iu sekuestruan edhe disa karta banke, çelësa automjetesh dhe celularë. Makina luksoze ku u ndalua Haka kishte bllokues valësh, pasi ai i trembej një eliminimi me eksploziv.39-vjeçari i ka shpëtuar vdekjes një atentati 8 vite më parë. Ndërkohë që është ende e paqartë sesi është liruar Haka në harkun kohor të më pak se 6 muajve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bledi haka bledi haka rigert cekani arrestohet bledi haka bledi haka rigert cekani

Sondazh

Poll