Aktualitet

EMRI + FOTO/ Kush është ekzekutori i vëllezërve Haxhia dhe Anxhelo e Dorian Shkozës, i dënuar për drogë…tmerri i grabi

1 Maj 2020, 09:18 Nga DOSJA
EMRI + FOTO/ Kush është ekzekutori i vëllezërve Haxhia dhe

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje mbi arrestimin e dy personave të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia. Mësohet se një prej të arrestuarve, Altin Ndoci, 32 vjeç, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Ndoci është vënë në pranga edhe në vitin 2015, si autor i një seri grabitjesh automjetesh në Tiranë. Ndoci, në bashkëpunim me Sazan Cibaku, 28 vjeç, banues në Tiranë, ishin kthuer në një tmerr për pronarët e mjeteve, pasi ua grabisnin ato.

Me anë të një marifeti të veçantë, dyshja Ndoci-Cibaku, ndiznin mjetet gjatë orëve të natës, kryesisht të tipit Mercedez Benz.

Gjatë arrestimit të tyre, në vitin 2015, atyre iu gjet dhe iu sekuestrua: Tre pistoleta m-54 një m-Franchi Llana, një revolver me mulli ,maska të ndryshme me ngjyrë të zezë, boreza të ndryshme, dy radio dhënëse marrëse me sinjale të komisariateve të policisë, jelek taktik multifunksional, një sërër çelësash automjetesh të ndryshme, tabelë dore me mbishkriminin “Ministria e Financave”, shkopinj metalik, një valixhe e zezë me vegla si dhe çanta sportive, telefona të ndryshme celularësh dhe karta telefoni.

Grabitjet e bëra

Vjedhjet e dy të arrestuarve 1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N, 2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT. 3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX. 4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL. 5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER. 6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T. 7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G. 8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D. 9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M. 10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.

Pavarësisht kësaj ngjarjeje, Altin Ndoci rezulton i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Gjithsesi, mbetet e pashpjegueshme se si, arriti të linte qelinë e burgut dhe të shfaqej sërish në skenë, para disa ditësh në Durrës, ku bashkë me personin me iniciale K.A., të kryente ekzekutimin mafioz të dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia.

Ndoci rezulton i përfshirë si ekzekutor edhe në vrasjen e Anxheloa Avdia dhe Dorian Shkozës, ngjarje e ndodhur më 2 mars

(F.M;F.G/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci besmir haxhia jozef lelshi viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle altin ndoci besmir haxhia jozef lelshi viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll