Aktualitet

Tregtarët në Dibër hapin dyqanet por mungojnë blerësit, paralajmërohen protesta

1 Maj 2020, 14:24 Nga DOSJA
Tregtarët në Dibër hapin dyqanet por mungojnë blerësit,

DIBËR- Qarku i Dibrës prej të hënës është zonë e gjelbër dhe qytetarët kanë pasur më shumë liri për të dalë, por janë hapur dhe shumë biznese. Sipas gazetarit Enver Doçi, tregtarët e tregut indusrial akohen se nuk kanë punë dhe për këtë gjë ata paralajmërojnë protesta.

Sipas tyre, ata jo vetëm që nuk kanë përfituar pagën e luftës të premtuar nga qeveria, por po përballen me mungesë të shitjes tani që kanë riaktivizuar bizneset e tyre. “Punë s’ka fare, njerëzit nuk lëizizin dot. Makina nuk i lejojnë që të furnizohen në Tiranë”, u shpreh një tregtar.

Ndërkohë një tjetër shitës tha se ata nuk kanë përfituar asgjë dhe premtimet e qeverisë nuk janë mbajtur. Ndërkohë sekretari i Degës së Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka, tha se tregtarët e vegjël po diskriminohen pasi nuk po ju jepet paga e luftës.

Ai shtoi se Bashkia Dibër në vend që të heqë taksën ndaj biznesit që nuk ka punuar për dy muaj, po mundohet thjeshtë të shtyjë afatin e pagesës së taksës deri në Tetor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tregtaret ne diber tregu ne diber tregtaret ne diber tregu ne diber

Sondazh

Poll