Aktualitet

Grabitja në Qinam, vajza e famljes rrëfen tmerrin: Donin të na vrsinin, po u bllokua arma

1 Maj 2020, 13:30 Nga DOSJA
Grabitja në Qinam, vajza e famljes rrëfen tmerrin: Donin të na

TIRANË– Vajza e çifitit Zela, që u grabit gjatë natës në fshatin Qinam, ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja. Gjatë një prononcimi për mediat, e reja u shpreh se autorët ishin maskuar si policë dhe dhe arritën që të merrnin 40 mijë lekë.

Më tej ajo tregoi se grabitësit kanë dashur që t’i vrasin, por u është bllokuar arma dhe nuk kanë mundur të qëllojnë dot.

Babin e shtrinë përtokë sa hapi derën, pasi ata kërkuan ta hapnim derën se ishte bërë një denoncim sikur ne kishim qëlluar me armë. Kur kam hapur derën e dhomës e kam parë vëllanë kur e shtrijnë në tokë, e bashkojnë me babin në katin e parë pastaj. Mua më mbajtën në katin e dytë bashkë me djalin. Ishte një person më i gjatë dhe më i dobët ai që më ruante mua.

 Mua nuk më kanë prekur se isha me djalin. Ata i bënin thirrje babit të tregonte armën, ai i tha të kontrollojnë se nuk kishte armë. Personi që ishte lart i thotë vrite babin, por ai poshtë e kishte pas kallashin të mbushur dhe kur tenton t’i fusë përsëri fishekë i bllokohet”, është ky rrëfimi i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gjatë orëve të natës në fshatin Qinam në Zall Herr të Tiranës. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 10 persona në komisariatin nr.5 të Tiranës, si të dyshuar për ngjarjen në fjalë. Ata u futën me armë në banesën e familjes Hysa, lidhën anëtarët që ndodheshin në shtëpi, grabitën 400 mijë lekë dhe disa sende me vlerë.

(A.B. Dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet familja ne qinam grabitja ne qinam policia tirane grabitet familja ne qinam grabitja ne qinam policia tirane

Sondazh

Poll