Aktualitet

Tregratët e Orizit në Vlorë po shesin tek tregun i madh, por ankohen se nuk kanë kushte: As klientë nuk kemi

1 Maj 2020, 12:25 Nga DOSJA
Tregratët e Orizit në Vlorë po shesin tek tregun i madh, por

Vlorë-Tregtarët e orizit në Vlorë e kanë gjetur ‘zgjidhjen’ se ku mund të shesin produktet e tyre, pas mbylles së tregut nga AKU. Tregtarët janë detyruar të nisin aktivitetin tek tregu i madh i qytetit, pasi produktet e tyre në magazina po prisheshin. Por, ata shprehen se e kanë të pamundur të shesin në këtë treg, pasi nuk kanë kushte dhe se nuk kanë klentët e tyre.

Kam ardhur në punë pasi kam katër ditë dhe e kam mallin në vend pa shitur. Jam tregtare në tregun e orizit, por ne nuk punojmë dot këtu pasi janë tregtarët e Kapeles” është shprehur një nga tregtaret për Abc News.

Ndërsa një tjetër thekson se në këtë treg ato nuk mund të punojnë pasi nuk kanë klientelë. “Ne të tregut e kapeles nuk shes  dot sepse nuk kemi klientë, këtu nuk punojmë dot ne pasi ne atje kemi dhe banake dhe kushte higjene, këtu s’kemi asgjë”.

Tregu u Orizit në Vlorë u mbyll pasi shkeli rregullat e vendosura nga qeveria për COVID-19.  Gjatë ditëve të fundit janë ngritur në protestë tregtarët e tregut të Zdralës në Shkodër, ata, të tregut të Beratit  dhe  tregtarët e Durrësit, pasi kërkojnë nga qeveria pagën e luftës. Po kështu, në protestë u ngritën edhe disa emigrantë që janë karantinuar në Pogradec, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë hotelin dhe fjetjen. Sakaq edhe 120 punonjëse të një fasonerie në Korçë kërkojnë pagën e luftës.  Të gjithë kërkojnë zgjidhje nga qeveria.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tregtarët e orizit në vlorë tregtarët e orizit në vlorë

Sondazh

Poll