Sport

Totti mahnitet nga talenti italian: Do të bëhet më i miri në botë, është Pirlo plus Gattuso

30 Prill 2020, 21:59 Nga DOSJA
Totti mahnitet nga talenti italian: Do të bëhet më i miri në

Sandro Tonali luan te Brescia dhe është ndër emrat më premtues në Serie A. Ai kërkohet nga Interi, Barcelona dhe Juventusi.

19-vjeçari luan si Andrea Pirlo një herë e një kohë. Legjenda e Romës, Francesco Totti, është mahnitur prej tij dhe së fundmi ka thënë fjalët më të mira

“Për një si ai djalë do bëja gjithçka, madje edhe dokumente false. Ai do të bëhet një nga mesfushorët më të fortë në botë, njësoj si Gerrard, De Rossi apo Lampard. Ai është një miks midis Pirlos dhe Gattusos, ka gjithçka”, ka thënë ish-sulmuesi.

“Tonali është gjithmonë i kthjellët, në ndeshje të rëndësishme dhe në takimet më të thjeshta. Më mahnit”, ka shtuar Totti.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata tonali totti deklarata tonali totti

Sondazh

Poll