Sport

Futbolli përplas Dukën me ministren Manastirliu, sezoni i futbollit rrezikon të mbyllet si në Francë

30 Prill 2020, 21:25 Nga DOSJA
Futbolli përplas Dukën me ministren Manastirliu, sezoni i futbollit

Futbolli shqiptar mendohej se do të rikthehej në fund të majit, por mund të mos ndodhë kështu. Edhe pse presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, beson se ky sezon do të mbyllet me dyer të mbyllura, shteti nuk e sheh të arsyeshme.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e pyetur nëse do të ketë shanse që të rihapen aktivitetet sportive dhe kulturore, u përgjigj se deri tani këto konsiderohen të gjitha me risk të lartë dhe çdo aktivitet që përfshin 5 persona e lart nuk do të lejohet.

Ndërkohë, Duka sot u shpreh se Ministria nuk po trajton aspak temën e futbollit dhe se urdhëri pritet të vijë nga Facebook, duke thumbuar kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë pandemisë së koronavirusit (dhe jo vetëm) është bërë i vetmi burim informacioni për popullin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka manastarliu perplasje duka manastarliu perplasje

Sondazh

Poll