Sport

Dy lojtarë të PSG-së hyjnë në histori, kanë fituar 7 tituj kampionë në Paris

30 Prill 2020, 21:12 Nga DOSJA
Dy lojtarë të PSG-së hyjnë në histori, kanë fituar

Ligue 1 është mbyllur përfundimisht për këtë sezon dhe Paris Saint-Germain është shpallur kampion i Francës. Në nëntë vitet e fundit, parisienët e kanë fituar 7 herë titullin.

Montpellier dhe Monaco kanë arritur të fitojnë gjatë ciklit dominues të parisienëve, respektivisht në sezonin 2011/12 dhe 2016/17. Mes yjeve të PSG-së ka dy lojtarë që festojnë një arritje të pabesueshme: Marco Verratti dhe Thiago Silva. Ata kanë qenë protagonistë në të gjithë shtatë titujt e fundit të fituar.

Dyshja ka arritur të barazojë fitues të tjerë serialë si Jean-Michel Larque dhe Herve Revelli të Saint-Etienne, Sidney Govou, Juninho dhe Gregory Coupet të Lyon, edhe këta shtatë herë kampionë të Francës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampion ligue 1 psg kampion ligue 1 psg

Sondazh

Poll