Aktualitet

Grabitja e familjes në Tiranë, Jaupi: Janë njerëz pa konflikte, babë e bir punojnë në ndërtim, do e zbardhim shpejt

1 Maj 2020, 11:31 Nga DOSJA
Grabitja e familjes në Tiranë, Jaupi: Janë njerëz pa

TIRANË– Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi është shprehur se familja Hysa që ra pre e një grabitjeje nëj natë më parë në Qinam të Zall Herrit në Tiranë, janë familje pa koflikte.

Në një intervistë për Report TV, Jaupi tha se babë e bir punojnë në ndërtim dhe janë njerëz të qetë. Ai premtoi zbardhjen e ngjarjes në mënyrë shumë të shpejtë dhe tha se autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, sapo kanë marrë njoftimin.

Po vlerësoj ngjarjen, kemi ardhur sapo kemi marrë njoftimin. Ngjarja nuk ka pasur lëndime në njerëz, është një ngjarje e rëndë. Kohë që nuk kemi pasur ngjarje kaq të rëndë, shërbimet e policisë në këtë orë kanë qendër të përqendruar kryesisht në zona të banuara, në këtë fshat nuk ka pasur vjedhje. Shërbimet nuk kanë qenë të kontrolluara. Po bëjmë vlerësimin e ngjarjes, në analizën për po i bëjmë, personat në atë banesë janë pa probleme, i ati dhe i biri punojnë në ndërtim dhe kështu edhe dy familjarët e tjerë siç është gruaja dhe vajza që punojnë në bujqësi. Nuk kanë konflikte, me persona të tjerë, për shkak edhe të terrenit po kërkojmë edhe informacion dhe po ndërtojnë planin e ngjarjes. Telefonata ndaj policisë është bërë me vonesë, 10 minuta pas ngjarjes, dhe autorët janë larguar. Ngjarja do të zbardhet shumë shpejt. Ju uroj për bashkëpunimin,“- tha Jaupaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gjatë orëve të natës në fshatin Qinam në Zall Herr të Tiranës. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 10 persona në komisariatin nr.5 të Tiranës, si të dyshuar për ngjarjen në fjalë. Ata u futën me armë në banesën e familjes Hysa, lidhën anëtarët që ndodheshin në shtëpi, grabitën 400 mijë lekë dhe disa sende me vlerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drita hysi familja hysi grabitet familja ne qinam rebani jaupi drita hysi familja hysi grabitet familja ne qinam rebani jaupi

Sondazh

Poll