Politike

Ndarja nga jeta e Ali Memës, Rama: Emblemë e Tironës, u prehsh në paqe mik (Foto)

27 Mars 2019, 09:35 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Ali Memës, Rama: Emblemë e Tironës, u prehsh

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një status në Instagram një ditë pasi ikona e futbollit të Tiranës u nda nga jeta. “Ali Mema, emblemë e Tironës, u prehsh në paqe mik,”- shkruan Rama krahas një fotoje ku i ndjeri Mema shihet duke mbajtur topin me kokë.

 

 

Ali Mema, emblemë e Tironës, u prehsh në paqe mik⚽️

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Ish-futbollisti legjendar i ekipit bardheblu, Ali Mema, u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 76-vjeçare. Ikona e 17 Nëntorit të asokohe (Tirana e sotme) nuk ka mundur t’i mbijetojë një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.(Lexo këtu)

Ndërkohë që për ndarjen nga jeta të Memës ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Në një status në facebook, Basha e ka kujtuar nëpërmjet shprehjes së njohur “Kush ka luajtur për Tironën dhe Vllazninë, ka luajtur për gjithë Shqipërinë”. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ali mema edi rama vdes ali mema ali mema edi rama vdes ali mema

Sondazh

Poll