Politike

Metamorfoza e Veliajt, nga Tirana e mbindërtuar te nevoja për kulla (VD)

27 Mars 2019, 07:01 Nga DOSJA
Metamorfoza e Veliajt, nga Tirana e mbindërtuar te nevoja për kulla

Tiranë-Çështja e  ndërtimeve në Tiranë është një debat dhe një problem që i shqetëson të gjithë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaronte në 2015 se do të ndalonte të gjitha ndërtimet në Tiranë pasi sipas tij kryeqyteti ishte i mbindërtuar.

“Mund të them që Tirana sot është e mbindërtuar. Unë besoj që jo vetëm Tirana e sotme, por edhe farka e sotme është e mbindërtuar. Unë besoj se edhe Kashari sot është i mbindërtuar. Me monatorium kuptoj ndalimin e ndërtimit në Tiranë “, është shprehur Veliaj më 2015.

Por çfarë ka deklaruar në 2018 për të njëjtën çështje? 

Veliaj mesa duket ka përsuar metamorfozë pasi tashmë është pro ndërtimit të kullave.

“Mos i bëni njerëzit për budallenj. Punoni dhe jetoni vetë në kulla dhe thoni mos ketë më te tjera. Pse e gjithë kjo? Çfarë domethënë? Cili ligj e thotë këtë”, u shpreh Veliaj në 2018.

Në një tjetër deklaratë është shprehur:  “Po të më vijnë mua investitorët e huaj, çfarë t’u them? Merrni zyra në një nga shtëpitë e Tiranës?”.  Veliaj ka ndryshuar 360 gradë, nga deklarata për Tiranën e mbindërtuar te nevoja për kulla.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj metamorfoza e veliajt ndertimet ne tirane erion veliaj metamorfoza e veliajt ndertimet ne tirane

Sondazh

Poll