Politike

Dosja Babale/ “Kur do pimë një birrë?”, Salianji nxjerr 3 përgjime të reja: Biseda e Nushit me Alizotin (VD)

27 Mars 2019, 06:44 Nga DOSJA
Dosja Babale/ “Kur do pimë një birrë?”, Salianji

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emision “Opinion”, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar përgjime të reja nga dosja Babale.

Sipas Salianjit, drejtorët e lartë të policisë, konkretisht kreu i policisë së Fierit, ka folur me Fredi Alizotin, personi i përfshirë në dosjen Babale, ku dilte i përfshirë në trafik droge vëllai i ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Salianji deklaroi se në këtë përgjim, flet në telefon Drejtori i Policisë së Fierit,  Albert Nushi  me Fredi Alizotin.

Sqarim: Sipas Salianjit,  personi 1- Drejtori i Policisë Albert Nushi  dhe personi 2- Fredi Alizoti. 

Zbardhje e bisedës

Personi 1: Fredi
Personi 2: Hë vlla!
Personi 1: Çfarë po bën?
Personi 2: Çfarë do bëj? Kam dal
Personi 1: Si ke qenë?
Personi 2: Mirë, po ti?
Personi 1: Nga shtëpia, mirë?
Personi 2: Mirë mo, hajd!
Personi 1: Ku e more vesh se kush jam unë
Personi 2: Si?
Personi 1: Ku e more vesh që jam unë ore?
Personi 2: Si Leti më dukesh!

Personi 1: Si kush?
Personi 2: Si Leti
Personi 1: Mirë, ku ta japi Leti një birrë ty?
Personi 2: A?!
Personi 1: Ku e do një birrë?
Personi 2: Ore ku je tani?
Personi 1: Jam Berti ore Berti!
Personi 2: Aaa, çkemi?
Personi 1: Mire, si ke qenë?
Personi 2: Po mirë, shtyemi.
Personi 1: Ke patur ndonjë problem?
Personi 2: A?!
Personi 1: Ke patur ndonjë problem?
Personi 2: Po jo mo, jo!
Personi 1: Ku do ta pimë një birrë, ku të jesh i qetë?
Personi 2: I qetë jam, i qetë ore!
Personi 1: Jo, jo që të ndjehesh ti i qetë thash, ku në çfarë vendi?
Personi 2: Ore kush je ti tani , se si shumë po më çakordon?!
Personi 1: Bert Nushi! Drejtori o vëlla drejtori!
Personi 2: a? Ooo të mora vesh, po unë jam në Tiranë tani.
Personi 1: Je për Tiranë?
Personi 2: Jo, jam në Tiranë tani, më fal ëë!
Personi 1: Ke ndonjë punë urgjente, çfarë do bësh?
Personi 2: Jo ore, rrofsh po unë jam në Tiranë tani sa zbrita, kur të marrë në tëlëfon?
Personi 1: A je në Tirani ti?

Personi 2: Po!
Personi 1: Ou, po ku, çfarë vendi je në Tiranë?
Personi 2: Ja ta thoi vëllai tani, sa zbrita, te Tirana e Re, te lokali po marrë një kafe.
Personi 1: Ashtu ëë?
Personi 2:Ee!
Personi 1: Po erdha unë do të jap unë një kafe. Po qe se ashtu do të dërgoj dikë aty, mirë?
Personi 2: Urdhëro?
Personi 1: Po qe se do nisem unë nga Fieri, do vij unë.
Personi 1: Po!
Personi 2: Po, sa do rrish në Tiranë Ti?
Personi 2: Unë sot këtu jam.
Personi 1: A je sot aty ëë?
Personi 2: Ee
Personi 1: Çfarë ke ti? Ka ndonjë gjë?
Personi 2: Jo, hiç donim të pyesnim ke patur ndo një problem, ke patur ndonjë shqetësim?
Personi 1: Ore kam pasur një, ta them unë ty, s’ta them në telefon.
Personi 1: Po prandaj s’doja të flisja në telefon unë
Personi 2 : Ee e ke parasysh vetë ti…
Personi 1: Do që të vij në Tiranë të takoj?
Personi 2: Hajde vëlla, hajde
Personi 1: Mirë ok, mirë.
Personi 2: Hajd
Personi1: Mirë se numrin e kam…
Personi 2: Më fal se nuk të njoha!
Personi 1: Jo ore jo çfarë problemi ka
Personi 2: Të më falësh ëëë
Personi 1: Mirë, mirë.

Sipas përgjimeve të reja, mes Fredi Alizotit dhe lihet një takim tek “Pazari i Ri”. (Lexo këtu) Biseda në fjalë rezulton e zhvilluar më 29 gusht të vitit 2018.

Në përgjim ndër të tjera thuhet:

Fredi Alizoti: Ke Pazari i ri jam unë

Nëndrejtori i policisë: Atje ku u ndamë atë natë

Fredi Alizoti: Jo ore jo, jam këtu tek pazari i ri, tek 9 katëshet.

Por në përgimin tjetër, sipas Salianjit vërtetohet se Fredi Alizoti ka marrë një tjetër pako me lekë.

Ai e argumenton këtë qëndrim të tijin, me faktin se gjatë bisedës së regjistruar telefonike, Fredi Alizoti shprehet se ai personi ishte treguar fisnik dhe e kishte mbajtur fjalën.

Po çfarë është dosja “Babale”?

Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.  Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale ervin salianji fredi alizoti berti nushi përgjimet e reja dosja babale ervin salianji fredi alizoti berti nushi përgjimet e reja

Sondazh

Poll