Politike

Vasili-Ramës: Më gjej një kartelë mjekësore në 40 vite të prerjes së këmbës me sharrë drush?!

26 Mars 2019, 21:15 Nga DOSJA
Vasili-Ramës: Më gjej një kartelë mjekësore në 40

TIRANË- Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, duke folur në emër të mjekëve, ka reaguar lidhur me tryezën e mbledhur sot nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se kryeministri përsërit sa herë takon mjekët të njëjtin budallallëk.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Sharra e druve dhe kryeministri dru….

Kryeministri shkollepak perserit sa here takon mjeket te njejtin budallallek te sharres se druve qe pret kembet e te semureve.

Tregon te njejten perralle te trashe cmendur te sharres se druve.

Ne emer te te gjithe kolegeve mjeke te cilet kane heshtur dhe heshtin per shkak te hakmarrjes se njohur te primitivit qe drejton qeverine,po e pyes une primitivin sot dhe nje here e pergjithmone.

Kryeminister primitiv ku e ke, gjeje dhe tregoje nje kartele mjeksore ne 40 vitet e fundit qe paraqet nje intervent te prerjes se kembes apo cfardo prerje te imagjinates tende,e cila eshte kryer me sharre drush??

Kerkoje dhe gjeje ate kartele qe ne fakt ekziston vetem ne imagjinaten tende te shpartalluar.

Mblidhe mendjen top kryeminister as ka as ekziston nje gje e tille.

Hallall atij apo asaj qe te tall ty dhe te tregon te tilla broçkulla qe ti i perserit si papagall me shkollepakesine tende tashme te njohur.

“Goditen mjekë, policë, punonjës të shtetit, përfaqësues të popullit për shkak të detyrës, por kjo nuk mund të kthehet në sport. Është e nevojshme për të ndërhyrë në Kodin Penal, po diskutojmë brenda grupit parlamentar dhe ministrisë së Drejtësisë. Rikonsiderimi i kanosjes ndaj bluzave të bardha është një domosdshmëri”, u shpreh sot Rama.

Reagimi i Vasilit erdhi pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë një takimi me mjekë, ku deklaroi se:

Janë njerëz që kanë eksperienca të jashtëzakonshme shumëvjeçare brenda një sistemi shëndetësor, ku mungonte vetëm që në sallat e operacionit të vije në audio këngën partizane kur ai sharronte këmbën me sharrë druri, nga pikëpamja e kushteve. Kështu që është komplet e kundërta e asaj që pikturohet dhe komentohet nga gjithë vala e vulgaritetit të rrjeteve sociale dhe të kanaleve e portaleve që i targetojnë mjekët sikur janë djalli vetë. E kundërta është e vërtetë.

Kryeministri Edi Rama

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ndaj mjekëve edi rama petrit vasili dhuna ndaj mjekëve edi rama petrit vasili

Sondazh

Poll