Politike

Ambasadori i BE-së bën bashkë Rudina Hajdarin me ish-kolegët e PD (FOTO)

26 Mars 2019, 21:47 Nga DOSJA
Ambasadori i BE-së bën bashkë Rudina Hajdarin me ish-kolegët

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca, ka zhvilluar ditën e sotme një tryezë me disa ish-deputetë të opozitës dhe deputeten Rudina Hajdari.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputetja Hajdari, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet:

“Një shkëmbim i hapur idesh dhe pikëpamjesh me kolegët e opozitës dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj. Prioriteti kryesor gjetja dhe zbatimi i rrugëve për të realizuar vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve Shqiptarë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. ????”

Por ajo që përbën interes është fakti se Rudina Hajdari, e përjashtuar nga Partia Demokratike pasi nuk pranoi djegien e mandatit, takohet për herë të parë në mënyrë zyrtare me disa prej ish-kolegëve të saj, si Oerd Bylybashi, Genc Pollo, Jorida Tabaku, Fatmir Mediu. Ndërsa në këtë takim ka qenë edhe ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

Deputetët e opozitës së bashkuar kanë dorëzuar mandatet pasi sipas tyre Parlamenti ishte i kontrolluar nga krimi. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike oerd bylykbashi rudina hajdari rudina hajdari dhe ish-kolegët e pd soreca bën bashkë rudina hajdarin me ish-kolegër demokratë oerd bylykbashi rudina hajdari rudina hajdari dhe ish-kolegët e pd soreca bën bashkë rudina hajdarin me ish-kolegër demokratë

Sondazh

Poll